Video e vrasjes së Gedafit - News


Muammar Gheddafi është vrarë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Këshilli Nacional i Tranzicionit, qeveria tranzitore libiane. Sipas zyrtarëve të KNT, vdekja e Gedafit ka ndodhur si pasojë e plagëve të marra gjatë operacionit për kapjen e tij. Al Jazeera, e cila citon 2 burime të ndryshme, bën të ditur se koloneli është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri. Sipas Tv Libya, Gedafi është vrarë me një plumb në kokë. "Koloneli është kapur në një vendstrehim në Sirte dhe para luftëtarëve të Këshillit Nacional të Tranzicionit ka thirrur: "Mos qëlloni, mos qëlloni"", bëjnë të ditur forcat rebele që kanë marrë nën kontroll fortesën e fundit të kolonelit. Sipas TV Libya, edhe djali i Gedafit, Mutassim, dhe shefi i shërbimeve sekrete të regjimit, Abdallah Senoussi, janë arrestuar. Ndërkohë, në rrugët e qyteteve libiane janë derdhur me mijëra njerëz, të cilët kanë nisur festimet. Atmosfera po përcillet nga televizioni libian.

Vrasja e Gedafit

Views: 275001 2011-10-20

Go to the homepage

Next Random Video